Fifi e pranon: Jam shtatzënë!

1 muaj më parë

Është përfolur në media se Fifi është në pritje të ëmbël dhe ajo sot nga skena e festivalit të 61-të e konfirmoi këtë lajm. ”Po jam shtatzanë dhe ky festival ka qenë dyfish përgjegjësi për mua sepse e kam përjetuar atë vet i dytë”, ka thënë Fifi.

Ajo është ngjitur në skenën natën e tretë të festivalit me Flori Mumajesin (ashtu siç Kryefjala e bëri me dije pak ditë më parë) i cili tha se ishte shumë i lumtur që do të bëhej dajë.

Fifi dhe Flori interpretuan këngën “Larg u larguam”, të cilën Fifi tha se ja dedikonte pikërisht familjes së saj dhe vogëlushit që së shpejti në jetë. Urime Fifi!

 

Të ngjashme