Kryefjala Logo

Fero martohet për herë të dytë!

2 muaj më parë

Besimi në fenë Islame, ka sjellë një sërë ndryshimesh drastike në jetën e ish-reperit Fero. Dhe këtë herë nuk po flasim për largimin nga muzika, pasi këtë e ka vërtetuar koha. Fero, i cili tashmë njihet me emrin e tij të ri Khattab thuhet se ka lidhur kurorë me një grua të re të besimit islam dhe për këtë arsye është larguar edhe nga rrjetet sociale.

Sipas Gazetës Insajderi, ish-reperi i cili po i përkushtohet fesë Islame ka vendosur të largohet përfundimisht nga rrjetet sociale dhe arsyeja është martesa e tij me një grua të re, e cila po ashtu si Khattab i takon besimit islam.

Kujtojmë se, Fero ka qenë më parë i martuar me bukuroshen Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë. Rrugët e tyre u ndanë pak muaj më parë, pasi ish-reperi përfundoi në pranga i akuzuar për dhunë ndaj modeles.

Të ngjashme