Showbiz
Fero i lutet përsëri Arbenitës. Modelja i përgjigjet me heshtje …
9 Tetor, 2023 | 2:16 pm

“Lutem që ti të rikthehesh”, kështu u shpreh Fero teksa i kërkoi falje publike Arbenitës, ish partneres së tij. Pak ditë më parë ai u pendua dhe e fshiu postimin në momentin e parë pasi nuk mori një përgjigje nga modelja.
Mirëpo së fundmi duket se gjërat kanë ndryshuar ose ai ka reflektuar pasi e ka rikthyer sërish postimin ku i kërkonte falje modeles.
Ndërkaq nga ana e Arbenitës nuk kemi asnjë reagim. Postimi i saj i fundit është bërë në 1 tetor.