Showbiz
Fero dhe Tayna hedhin kunja në distancë, ai e quan “fallco” ajo i thotë më admiro
24 Gusht, 2022 | 4:28 pm

Pas daljes nga burgu, Fero ka qenë aktiv në rrjetet sociale.Në një video live në TikTok bashkë ai nuk ka ngurruar të hedhë thumba ndaj Taynës. Sipas Feros Tayna çdo ditë shton nga një operacion të ri.
“Atë s’duhet me e pyet a ka muzikë të re, a ka ndonjë operacion të ri”, thotë reperi duke qeshur.
Por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i reperes së hitit “Columbiana”. Nëpërmjet një shprehje anglisht Tayna i përgjigjet flakë më flakë Feros. “Më kritiko kur të jesh në nivelin tim. Deri atëherë, mundesh thjesht të më admirosh”.