Showbiz
Fero dhe Arbenita nuk kanë më kthim dhe postimet e fundit vërtetojnë gjithçka…
16 Tetor, 2023 | 11:20 am

Me një fëmijë në mes ndarja është gjithmonë e vështirë për një çift. Madje edhe për Feron dhe Arbenitën. Në statuset e tij Fero ka zbuluar se ligji në Kosovë parashikon që ta takojë të bijën vetëm 3 orë në javë që i bie 2 muaj në 1 dekadë.
Duke e cilësuar këtë si jo të drejtë, ish-reperi kërkon drejtësi dhe i drejtohet të bijës duke i thënë se si në burg, edhe tani i lirë e sheh përmes fotografive.
Ndryshe nga herët e tjera pas këtyre statuseve ka reaguar edhe Arbenita, e cila shprehet e shqetësuar nga lutjet e vazhdueshme të Feros për rikthim dhe gjuhën e urrejtjes ndaj saj.Sa i përket vajzës modelja tregon se e ka lejuar ta takojë më shumë se 3 orë dhe se e ka takuar edhe vetë ish-partnerin që të kenë një bashkëprindërim të mirë.