Showbiz
Fatma vulos nje tjeter sukses me Fatmarrela
2 vite më parë


Ajo është padyshim kaçurrelsja më e dashur nga publiku shqiptar, që prej vitesh zbukuron ekranin. Fatma Haxhialiun, e kemi parë si moderatore në shumë emisione të ndjekura, por shpesh edhe si opinioniste në panele.
Këtë sezon, duket se Fatma e ka nisur “me këmbë të mbarë”, siç thotë populli, e kjo jo pa arsye. Ajo është rikthyer në ekran, këtë herë në “Top Channel”, me një emision të ri, krejt ndryshe nga eksperiencat e mëparshme televizive. Talk-show “Goca dhe Gra”, ka bërë bashkë Fatmën, me Olesia Leçon, Tea Trifonin dhe Krista Merkoçin. Ato diskutojnë temat më të nxehta që shqetësojnë dhe kuriozojnë publikun në emisionin që transmetohet, një herë në javë, çdo të shtunë në mesditë.
Megjithatë, krahas televizionit, Fatma po korr sukses edhe në një fushë tjetër, biznes, ndonëse nuk ka shumë që ka nisur sipërmarrjen e saj “Fatmarrela”, linjën e saj të produkteve për flokët kaçurrela.
Së fundmi, ajo ka prezantuar produktet në “Beauty Fair Albania”, panairin më të madh të bukurisë në vendin tonë, të mbajtur këto ditë në Tiranë.
Shumë njerëz patën mundësi të përfitonin nga ofertat për produktet, që ishin me 20% ulje gjatë tre ditëve. Veç kësaj, edhe vetë Fatma ka qenë prezente, çdo ditë në stendë, për të takuar nga afër klientët, dhe jo vetëm, edhe njerëz që shfaqnin dëshirën të takonin nga afër moderatoren.
Krahas vajzave e zonjave, nuk mungonin fëmijët, që afroheshin e përqafonin Fatmën, duke qenë se linja e saj, ofron edhe produkte për këtë grupmoshë, sigurisht bio.
Nuk kanë munguar dhuratat, nga një shorte që organizoi Fatma, duke u munduar të shpërblente sadopak klientët e mbështetësit e saj, që siç thotë shpesh ajo, janë më besnikët.
Si hera e parë që “Fatmarrela” merrte pjesë në panair, rezultoi një sukses një sukses i vërtete. Stenda Fafmarrela ishte më e vizituara e Panairit. Gjithmonë e mbushur plot me klientë dhe dashamirës që prisnin foto me Fatmën.Për këtë Fatma nuk heziton të tregojë lumturinë në instastory-t e saj. Ajo ka treguar në ditën e fundit të panairit, se produktet ishin të gjitha “sold-out”, por sigurisht që kushdo që mund të blejë produktet, mund t’i gjejë ato në dyqanin fizik, ose t’i porosisë online ne faqen Fatmarrela.
Përshtypjet e mira të klienteve dhe ndjekësve, duken edhe në komentet e Instagram-it të Fatmës, ku shumë prej tyre shkruajnë se kanë mbetur të habitur nga thjeshtësia e moderatores.
Jo më kot, ajo është e suksesshme në biznes, e mbi të gjitha një nga personazhet më të dashura për publikun.