Kryefjala Logo

Fatma thumbon Tean:Në Dubai, vajte me lekët e tua?

11 Shtator, 2021 | 3:09 pm

Mesditën e sotme në ekranin e Top Channel, ka startuar programi më i ri “Goca dhe Gra” në moderimin e Fatma Haxhialiu, Tea Trifoni, Olesia Leço dhe Krista Merkoçi. Një talk shoë ku do të diskutohet për temat më të nxehta që shqetësojnë dhe kuriozojnë publikun çdo ditë.

Në puntatën e parë Gocat dhe Gratë kanë ndarë eksperiencat nga pushimet e tyre. Ka qenë Tea ajo që është shprehur se ka filluar pushimet që në prill, fillimisht në Jug të Shqipërisë dhe më pas ka udhëtuar drejt Dubait. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte momenti kur Tea tha se pushimet në Dubai i kanë kushtuar më lirë se në Jug të Shqipërisë.

” Gjatë një jave që qëndrova në Dubai kam harxhuar më pak, seç kam harxhuar gjatë një fundjave që qëndrova në jug”.

“Ti vajte me lekët  e tua?”- ka pyetur Fatma Tean e cila e ka pohuar këtë gjë.

Më tej Fatma ka vazhduar: “Përderisa ke harxhuar kaq pak ke paguar vetëm kafet e tua”.

Pas kësaj fraze Tea ka sqaruar që i ka paguar vetë pushimet duke qenë se ishte edhe me shoqërinë e saj.

Të ngjashme