Kryefjala Logo

Fatma reagon pas komentit të Arjan Konomit që u bë viral në rrjet: Plotesoni veten!

25 Shtator, 2021 | 3:14 pm

Teksa “Goca dhe Gra” lancoi puntatën e parë në Top Channel dhe Tea u prezantua si moderatore, nuk mungoj komenti i opinionistit të Perputhen Arjan Konomi, i cili i kërkonte asaj mos binte në nivelet e paaftësisë.

Frazë kjo që në rrjet u komentua si një kunjë për Fatmën, duke patur parasysh që pas pjesëmarrjes në Përputhen pati debate virtuale mes tyre.

Puntatën e sotshme në “Goca dhe Gra” Olesia, Tea, Krista dhe Fatma kanë diskutuar për gjuhën e urrejtjes në rrjet, ku sigurisht nuk mund të lihej pa u diskutuar edhe komenti i Arjanit.

Tea ka thënë se Arjani s’ka patur probleme me vajzat e tjera por duket  se e ka me Fatmën.

Padashur që ti drejtohet veçanërisht, Fatma ka dhënë një mesazh për ndjekësit.

“Sa do të frustruar, të bullizuar që të jeni duhet të plotësoni veten tuaj që të mos cënoheni nga të tjerët. Nëse jeni të plotësuar, askush nuk ju cënon”.

Se çfarë ka dashur të thotë Fatma me këtë, ajo e di por u duk hapur që ishte një tjetër kunjë.

Për më tepër ndiqni videon e plotë:

https://youtu.be/okTHZ2LLhPQ

Të ngjashme