Showbiz
Fatma Haxhialiu flet për herë të parë: Djali më puthi barkun pa e ditur që jam shtatzënë
7 Tetor, 2024 | 11:26 am
Mbrëmjen e sotme, Fatma Haxhialiu ka qenë e ftuar në emisionin e Aulona Mustës “Natën me Aulonën”, ku ka treguar sesi ka zbuluar lajmin e shtatzënisë.
Fatma ka treguar se bebi ishte manifestuar nga djali i madh Kian i cili e kërkonte, madje teksa kanë qenë me pushime në Turqi ai i ka puthur barkun, ende pa e zbuluar që ishte shtatzënë. Më tej gazetarja ka treguar se për bashkëshortin nuk ishte surprizë pasi e kishin diskutuar.
“Tre muajt e parë kanë qenë të vështirë, madje muajin e dytë u zgjova në mëngjes, pasi hëngra u ula në krevat dhe vetëm qaja, edhe pse s’kisha arsye”- ka treguar ajo. Duke mos lënë mënjanë as pjesën se teksa djali zbuloi se do të bëhej vëlla i madh, i ka thënë të atit;
“Mami tani është mbretëresha e shtëpisë, punët do ti bëjmë ne të dy”.