Showbiz
Fationi nuk përmbahet kundër Sarës:”Turp, prap s’ke për t’u ndalur”
11 Mars, 2024 | 9:27 am

Një gjë është e sigurt,Big Brother-i po bëhet jashtë dhe ata brenda nuk e kanë idenë se vëmendja nuk është 100% tek ata.
Dalja e papritur e Bardhit nga shtëpia e “Big Brother Vip” dhe deklarata me polemika e Sara Gjordenit, ka nisur një zinxhir debatesh dhe reagimesh në rrjet. Ndërsa Sara e ruan foton e tij në faqen kryesore të “celularit” personal, Bardhi ende nuk i ka konfirmuar një “follow-back” ish-banores me të cilën nisi një romancë në shtëpinë më të famshme.
Së fundmi Sara ka publikuar në story, një foto nga “folloëers” e Saj duke i bërë thirrje Bardhit: Bëje follow, mos ki frik.
Lidhur me këtë situatë një reagim ka ardhur edhe nga ish-banori, Fatjon Kuqari i cili shpërthen ndaj Sarës duke e quajtur “paturpësi” për vëmendje çdo reagim që po bën.