Showbiz
Fansat e Trixës flasin me siguri: Ajo do të marrë pjesë në…
21 Korrik, 2022 | 5:31 pm
Kryefjala.com ju bëri me dije sot (dhe të tjerë emra në vijim) se në shtator do të nisin programet e kërcimit “Dancing with the Stars” dhe “Dance with Me” dhe ju zbuluam emrat e konkurrentëve dhe të anëtarëve të jurisë. Ilir Shaqiri, Ermal Mamaqi dhe Klaudia Pepa do të gjykojnë VIP-at e “Dance with Me”, ndërsa në jurinë e “Dancing with the Stars” do të jetë Valbona Selimllari.
Por fansat e Beatrix Ramosaj duan ta shohin Trixën të kërcejë. Në faqen e Kryefjala. Com fansat flasin me siguri për pjesëmarrjen e Trixës në këtë kompeticion.
Kujtojmë që Beatrix Ramosaj ka qenë pjesë e “Dancing with the Stars “ dhe një nga pretendentet për ta fituar këtë kompeticion. Ndërsa përsa i përket produksioneve të Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës ajo ka qenë konkurrente në “Your face sounds familiar” ku fitoi vendin e parë.