Kryefjala Logo

Fansat e kritikojnë për sjelljen me Unikatil, Arbenita thotë se nuk e shiti ish burrin tek “armiqtë” e tij…

25 Tetor, 2023 | 2:24 pm

Sherri virtual’ mes modeles Arbenita Ismajli dhe reperit Unikkatil ka marrë vëmendje dhe këtë herë nga një postim i bërë në ‘Tik Tok’.

Pasi reperi e akuzoi se mesazhet ‘e ngacmimit’ me porosinë e picës ishin modifikuar, Arbenita vërtetoi të kundërtën dhe së fundmi ka ironizuar gjithë situatën me një video, ku shkruan: “Ja si ndihem unë pasi kam shkatërruar egon e një mashkulli”.

IMG 8500

Në disa komente fansat e Tik-Tok shprehen se Arbenita po sillet si një “pick me girl”, një frazë që përdoret për vajzat që duan vëmendje në çdo gjë që bëjnë apo thonë. Ky koment ka tërhequr vëmendjen Arbenitës, e cilq ka kthyer  këtë përgjigje. “Po, sepse nuk e shita babain e fëmijës tek armiqtë, patjetër”.

IMG 8502 IMG 8501

Të ngjashme