Showbiz
Faktet që tregojnë se kujt i dedikohet kënga që po bën Gjesti në Big Brother VIP
8 Shkurt, 2025 | 8:21 am

Herë pas herë Gjesti ka luajtur brenda shtëpisë të BB VIP duke krijuar vargje këngë, të cilat shpeshherë thotë se janë për Eglin, e herë të tjera nuk jep asnjë përgjigje.
Kënga e fundit që ai ka shkruajtur në pasqyrë ka ngjallur shumë reagime. Në një mesazh të ardhur thuhet se kënga që po bën Gjesti i dedikohet Diellzës, vajzës që Gjesti e ka përmendur si dashurinë e adoleshencës që ka zgjatur disa vite.
“A mi jep 2 euro”, thuhet të jetë nënkuptim me Diellzën.Pasi Gjesti me të ka qendruar në momente shumë të vështira, jetonin pa para, pa rrymë në shtëpi e me shumë vështirësi, ama kishin dashuri mes tyre e ishin dy adoleshentë shumë të dashuruar.
Ndërkohë teksti që krijoi herën e parë, i ra tek dhoma e gjumit dhe Danja me Lorin që e gjetën nuk ja kanë dorëzuar akoma.