Evi Reçi flet për herë të parë për mbylljen e emisionit të pasdites, programin e ri, si dhe për planet në biznes me Kledin…

3 muaj më parë

Këngëtarja Evi Reçi ka qenë sot e ftuar në programin “Ditë pas dite” në Rtsh ku ka folur për herë të parë për mbylljen e ciklit të saj televiziv në ekranin e Vizion Plus.

“Nuk ekziston një largim, por është një pushim. Ndonjëherë ne shqiptarët s’dimë të pushojmë por i japim vetes forcë për të punuar. Ka qenë eksperienca ime e parë në media, jam rritur shumë, por më ishte zbehur pak ana ime artistike. S’ka patur sherre përkundrazi nesër ,pasnesër mund të jem prapë në Vizion. Gjatë kësaj kohe kam patur shumë takime me drejtues televizionesh por që insistonin tek përditshmëria, gjë që unë se doja. Mund të kemi një show, një quiz, pra një program entertaiment këtë”, ka thënë Evi duke mos zbuluar logon televizive ku do ta shohim së shpejti.

Evi Reçi foli edhe për një biznes të ri që do të hapë në fushën e modës, duke lënë të kuptohet që do të jetë pjesë e projektit të partnerit të saj, Kledi Hysa.

“Hyn tek fashion, tek aksesorët por që s’do të jem 100% vetëm unë e përfshirë. E bëj më shumë për hobi këtë pjesë”, u shpreh Evi.
Këngëtarja u ndal edhe tek kënga e re që do të jetë pjesë e Festivalit të 61-të Rtsh, duke thënë se ky projekt muzikor flet për një ndarje, por që nuk është aspak një përjetim i saj personal sepse momentalisht ajo është në një lidhje dashurie.

Të ngjashme