Kryefjala Logo

Eva Murati: VIP-at e huaj që më kanë ngacmuar kanë qenë kryesisht…

14 Nëntor, 2021 | 12:13 pm

Moderatorja Eva Murati ka qenë këtë të shtunë e ftuar në Jonida’s Room. Në rubrikën e pyetjeve “Boom” ajo është ngacmuar me disa pyetje të sikletshme por që i është përgjigjur me shumë sportivitet.

E pyetur nëse e kanë ngacmuar në Instagram personazhe të huaj, ajo është shprehur që po dhe ata kanë qene kryesisht futbollista.

“ Nuk e kisha menduar kurrë që unë nga Shqipëria e vogël të kisha komunikim të drejtpërdrejtë me ta, a thua se i kam patur shokë klase. Unë nuk jam kiss and tell dhe nuk do të tregojë emra, por mund të them që kanë qenë nga bota e sportit dhe këngëtarë. Madje një miku im regjisor më tha, po ti flet edhe me ndonjë aktor se na duhen”, ka thënë Eva.

Ndërsa e pyetur për statusin e saj momentalisht ajo ka thënë se është single momentalisht.

 

 

 

Të ngjashme