Showbiz
Eva me bikini por përshtypje na bënë komentet e Luizit dhe Shpatit!
28 Shkurt, 2023 | 2:46 pm
Mëngjesi i sotëm për banorët ka nisur bukur dhe veçanërisht për njërën prej tyre..Evën.
Ajo ka vendosur ta shfrytëzojë këtë ditë me diell për të marrë disa rreze me rrobabanjo.
Për Luizin dhe Shpatin situata nuk duket aq e mirë përderisa nuk kanë shpenzuar fjalë të këndshme kundrejt saj.
Duke komentuar Evën Luizi thotë:”Thu ti po shofim Beyonce-n”
“Urdhro,menja e kres gjo e madhe”
“Qefin e vet”-ja kthen Shpati
“Fresk komplet,komplet fresk”-vazhdon Luizi.
Ne Luiz të kemi qejf,por nuk e kuptojmë pse vendos të komentosh zgjedhjen e një gruaje të lirë që mund të bëjë me trupin e saj çfarë do.
Nuk ka asgjë të pazakontë të shohësh një grua mbi të 50-tat që vesh rrobabanje dhe merr rreze dielli.
Ke merak mos ftohet?
Ndizi ngrohësen,por kurse paralelizmat me Beyonce-n sepse edhe kjo e fundit ka celulit si Eva dhe është 41 vjeç!
Eva është 61 vjeç dhe duhet komplimentuar për linjat që ruan dhe forcën që i jep vetes dhe grave në moshën e saj se nuk ka asgjë të keqe dhe asgjë për “fresk” këtu.
Mësoni të inkurajoni femrat dhe jo ti dekurajoni ato!