Showbiz
Eva Alikaj flet pas përjashtimit: “Arrita ekstremin ju kërkoj ndjesë”
3 Mars, 2023 | 8:42 pm
Sot në “Shqipëria Live” ishte e ftuar Eva Alikaj, e cila u përjashtua pak ditë më parë nga Big Brother. Ajo ka folur për herë të parë pas përjashtimit, ku ndër të tjera ju ka kërkuar falje ndaj të gjithë shqiptarëve për gjuhën e përdorur.
“Mendoj se u skualifikova shumë shpejt. Edhe faji im është. Shpresova shumë që të toleronin pak, se tani do të fillonte loja ime. Ju kërkoj falje shqiptarëve. Se ka edhe të rinj që nuk duhet të dëgjojnë fraza të tilla. Unë arrita ekstremin dhe kërkoj ndjesë. Por, çdo njeri në familjen e tij ka momente që del nga vetja. Unë as nuk e di nga më doli ajo frazë. Njerëzit mbajnë mend vetëm atë dhe unë për atë frazë kërkoj ndjesë,”- tha Alikaj.