Showbiz
Eugent Bushpepa: “Tekstet e këngëve shqiptare janë pa logjikë”
1 vit më parë

Rrokeri Eugent Bushpepa ka qenë i ftuar në “A Night” ku veç karrierës së tij ka folur edhe për muzikën shqiptare në tërësi.
“Nuk ka muzikë të shëmtuar.Tekste të shëmtuara ka pafund tregu shqiptar të them të drejtën. Nuk po them të jenë vetëm tekste filozofike se duhen edhe tekste realiste, por duhet që teksti të përcjellë një ndjenjë” është shprehur Genti.
Sipas tij, edhe rebelizmi mund të jetë ndjenjë por jo ta reklamojmë diçka të tillë, por të flasim kundra dhunës, të flasim për dashurinë. Tekstet shqiptare kohët e fundit janë goxha të dhunshme. Fjalët e pista përdoren shabllon, nuk ka fije logjike brenda teksteve shqiptare, për mendimin tim”, përfundoi Bushpepa rrëfimin e tij.