Showbiz
Është tashmë zyrtare, Olti Curri opinionist i “Big Brother VIP Kosova”
18 Shtator, 2022 | 6:22 pm
Është zyrtare Olti Curri do të jetë opinionist i Big Brother Vip Kosova. Ja tek e shohim gazetarin dhe blogerin e njohur, duke nënshkruar kontratën me Klan Kosova dhe pikërisht drejtuesin e këtij televizioni Adriatik Kelmendi, raporton Panorama Plus.
Ky reality show do të rikthejë në ekran bloggerin e njohur shqiptar, i cili prej dy vitesh nuk ka qenë pjesë e ndonjë projekti televiziv.
Olti Curri ka qenë pjesë e Big Brother Albania në të gjitha edicionet duke punuar në shumë pozicione që nga suplementi Big Brother Albania për gazetën Shqip, në komisionin e audicioneve , autor dhe opinionist i spektaklit “Fan Club”, ku është njohur për komentet e tij pikante dhe të vërteta.
Nuk na mbetet gjë tjetër t’i urojmë Oltit shumë suksese dhe do të të ndjekim…
P.S mos kujto që do shpëtosh dhe ti nga Kryefjala.com.