Showbiz
Ermali dhe Ariana prindër për herë të pestë?!
16 Qershor, 2022 | 2:48 pm

Ditën e sotme në media po qarkullon lajmi se këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu do të bëhet baba për herë të pestë. Postimi i fundit i bashkëshortes së tij, Arianës në Instagram e me barkun e rrumbullakosur ka ngjallur shumë polemika. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit dhe fansat e këngëtarit të nisin aludimet.
Këngëtari është shprehur edhe më përpara që dëshiron të ketë një familje të madhe me shumë fëmijë. Ai aktualisht është baba i Artit, Bunës, Erës dhe Anës. Në një intervistë në media çifti është shprehur se nëse do të bëjnë një djalë ai do të quhet Mali (shkurtim i emrit Ermal).
Ndërsa sa i takon muzikës projekti i radhës së tij do të jetë bashkëpunimi i tij me aktorin, Romeo Veshaj.