Ermal Mamaqi: Trixa eshte e perkedhelur, Bores i eshte rritur tangerlliku!

9 muaj më parë

Ermal Mamaqi ka qene i ftuar tek Abc-ja e mengjesit, teksa ka folur edhe per zhurmen qe shkaktoi me hyrjen e tij ne Big Brother, ku u shpreh se Bora do ishte pjese e serialit HOT, kaq mjaftoi qe te krisej dhe marredhenja e Trixes me Donaldin.

“Ishte një batutë kaq e thjeshtë që unë ta kisha menduar se do të bëhej virale do ta bëja më të fortë. Do të kisha marrë ndonjë bluzë të Borës dhe do të thoja ‘I Love You Bora’. Kjo do të ishte skandal,” tha Ermali.

Ai sqaroi se nuk ka kontaktuar fare me Beatrixën.

“Trixën e njoh që kur ka qenë e vogël, njoh familjen, tezen. E di që është një vajzë shumë e mirë. Ndoshta ngaqë ka qenë gjithmonë në përkujdesin e familjes, ndonjëherë pëlqen që, në kuptimin e mirë të fjalës po e them, të llastohet. I shkon ky por besoj se e ka kuptuar se nuk ishte për të. Nuk kam folur me të por jam i sigurt se nuk ka asnjë kundërshti kundrejt meje”, tha Ermali.

Ndërkaq, kur u pyet a do të jetë Bora vërtetë në serialin e tij, ai u përgjigj me shaka se i është rritur tangërlliku dhe çmimi prej vëmendjes që ka marrë.

Të ngjashme