Showbiz
Erdhi futbollisti Endri Çekiçi dhe Megi i tha lamtumirë miqësisë me Noizyn.
16 Korrik, 2022 | 10:04 am
Pak kohë më parë, Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi u zbuluan nga Kryefjala.com se ishin së bashku në ishujt e Afrikës. Kaq mjaftoi që portalet të shkruanin për ta, madje duke e cilësuar si një ndër çiftet më të bukur të showbizit.
E le të themi se ata shkojnë shumë bashkë. Por duket se prezenca e Endrit në jetën e Megit ka ndryshuar shumë gjëra. Aq sa ka prishur e miqësinë me Noizyn. Rikujtojmë se Megi ka qenë imazh i linjës së rrobave të Noizyt, por tani ka hequr nga Instagrami atë dhe faqen e rrobave.
Gjithashtu faqja e linjës së Noizyt ja fshirë edhe fotot e Megit. Gjithësesi romanca e Megit dhe Endrit është mjaft e bukur kështu që fokusohemi tek ajo dhe i urojmë sa më gjatë së bashku.