Kryefjala Logo

Eraldo Rexho zbulon dasmën sekrete të këngëtares shqiptare dhe e pranon hapur: Jam zënë me Encën!

24 Janar, 2021 | 12:28 am

Ndër të ftuarit e puntatës së sotme në spektaklin “Shiko Kush LUAN” ishte një nga gazetarët më të njohur Eraldo Rexho.

Duke qenë se shpesh herë e quajnë “’Kisha’ ku falen Vipat”, gjatë sfidës “Ndaje ose haje” Eraldo u vendos para pyetjes së sikletshme ku duhet të zbulonte një “sekret” të vogël të një prej vajzave VIP që shumë pak e dine dhe emrin e një personazhi publik shqiptar me të cilin nuk flet më me gojë.

Kështu Eraldo vendosi të na tregonte të pathënat dhe jo të hante ushqimin e shpifur.

Ai zbuloi se nëse hapet izolimi Marsela Çibukaj, e cila ishte përballë tij dhe bashkëshorti i saj Vitmari do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë të madhe. Ndërsa emri i personazhit publik shqiptar me të cilin nuk flet më me gojë është këngëtarja Enca.

Të ngjashme