Showbiz
Era Istrefi (rikthehet) fringo e re
23 Mars, 2022 | 4:02 pm

A ju ka marrë malli për Era Istrefin?! Neve shumë sepse ka qenë (dhe është) një nga artistet më stil të muzikës shqiptare. Kënga e saj e fundit ka qenë bashkëpunimi me Saynora dhe Nora Istrefin dhe që pas kësaj periudhe Era Istrefi i dha “lamtumirën” muzikës.
Por mesa duket me përfundimin e kontratës me Ultra Music Era Istrefi po rikthehet në muzikë. Në një story në profilin e saj në Instagram, këngëtarja ka bërë me dije se do të hedh në treg shumë shpejt këngën e saj më të re, “Bebe”.
Era Istrefi hyri si një sensacion në muzikën shqiptare me këngën “Mani për money” një krijim i Flori Mumajesit, për të vijuar me të tjera këngë ku vendin e parë e zë hiti “BonBon”, i klikuar mbi 850 milion herë në You Tube.
Era ne mezi po të presim!!