Era Istrefi kunja Dafina Zeqirit me këngën e re të kopjuar

3 muaj më parë

Era Istrefi është Era Istrefi dhe do ishte e kotë të përmendim edhe njëherë suksesin dhe talentin e saj.
Pas një periudhe pauze,këngëtarja është rikthyer fuqishëm në tregun shqiptar me projekte dhe bashkëpunime të reja.

Edhe pse shumë private për jetën e saj pas reflektorëve,para pak kohësh u përmend nëpër tituj rozë për një “inat” me Dafina Zeqirin ku kjo e fundit e akuzonte për kopje.

Në këngën e saj të fundit,fansat besojnë se Era Istrefi ja ktheu përgjigjen Dafinës mes rreshta kënge:
“kudo qe shkoj em ndjekin,
ckado qe boj e vjedhin,
muziken sillet swagi”
Ja për këto rreshta po flasim.

E ndërsa Era pretendon se nuk kopjon stil,dikush tjetër e akuzon se kopjon këngë..
Në TikTok po qarkullon një video ku duket se këngëtarja e ka marrë këngën nga “Alizade-Beynimii Siktin”
Alizade është një artiste Ruse dhe ne nuk e dimë nëse ajo e di se kënga e saj është bërë edhe shqip dhe në vetëm 18 orë ka 321 mijë views.

Ndiqni videon:

Të ngjashme