Showbiz
Era Istrefi kopjon shoqet
3 Prill, 2022 | 11:37 am
Era Istrefi s’ka pak ditë që ka publikuar këngën e saj më të re “Bebe”. Muzika dhe teksti janë krijuar nga vet Era, kështu që kjo këngë mund të konsiderohet vërtetë si një bebe e saj.
Por ajo që na bie në sy është një nga veshjet e saj…Në një nga skenat e klipit këngëtarja e hitit “Bon Bon” ka veshur një jumpsuit ngjyrë neon të Thierry Mugler, një veshje që është kthyer në fiksimin e vajzave të showbiz-it.
Dua Lipa, Billy Illish, Rihanna, Beyoncé, Miley Cyrus, madje edhe Elvana Gjata në videot apo daljet e tyre publike janë duke veshur këtë krijim të Casey Cadwalader, i cili është drejtori kreativ që prej 2017-tës i Thierry Mugler. Kështu që dhe Era nuk mund ti rezistonte këtij “jumpsuit” sidomos kur bëhej fjalë për lançimin e projektit të saj të parë.