Kryefjala Logo

Enkejled Joti nga tenderat e QSUT-së, në Festivalin e Këngës në RTSH. Moderimin ja beson mikes së vjetër Arbana Osmani. Pritet emri i drejtuesit artistik.

19 Korrik, 2022 | 8:37 pm

Një festë e muzikës së lehtë shqiptare edhe pse me shkëlqimin e venitur Festivali i Këngës në RTSH, ende bën lajm jo për këngët hite apo garën e paparashikuar mes këngëtarëve por për pyetjen se cila këngë do të na përfaqësojë vit pas viti në Eurovizion. Prej vitesh tashmë Festivali i Këngës në RTSH organizohet dhe moderohet nga njerëz të ndryshëm te artit por edhe të medias. Organizimin dhe drejtimin e tij vitet e fundit e kanë bërë emra si Vera Grabocka, Alketa Vejsiu, Ardit Gjebrea, Pandi dhe Bledi Laço, Pali Kuke, Jonida Maliqi, Adi Krasta, Silvana Braçe etj. Kësaj radhe Festivali i Këngës 2022 gjen RTSH-në me një drejtor të ri Enkelejd Joti një emër i dëgjuar për drejtimin e TCH nga ku Vjollca Hoxha e largoi, më pas shkoi drejtor i QSUT-së ku mediat e akuzuan për afera me tenderat që firmoste, por hapin e ka ndalur sërish tek media dhe televizioni shtetëror që për Festivalin e Fundvitit jep një buxhet pak a shumë me masën e 400 milionë lekëve.

Me përvojë në ndarjen e lekëve të taksapaguesve Enkeljed Joti nuk do ketë pasur të vështirë të ndajë një buxhet të tillë dhe menjëherë në moderim flitet se ka marrë një njeri të afert që në kohën e punës në TCH. Festivali i Këngës 2022 në RTSH, thuhet se i është besuar në moderim Arbana Osmanit. Nuk dihet nëse njësoj si në 2021 regjia do ti jepet Redi Trenit apo në pult do të jetë bashkëshorti i moderatores që e ka shoqëruar si regjisor në disa emisione që pas shpalljes së lidhjes së tyre.
Aludimet gjithashtu kanë qenë të shumta për drejtorin artistik. Ndër ta më të lakuarit :Flori Mumajesi, Shpëtim Saraçi, Bojken Lako. Ndonse ende asgjë nuk është e sigurt kush do ta marrë këtë titull.

Rikujtojmë se Flori nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Festivalit si këngëtar apo producent, e vetmja herë pjesëmarrje ka qenë me Manjola Nallbanin kur Flori ka qenë pjesë e “The Dreams”. Ndërkohë që Bojken Lako dhe Shpëtim Saraçi kanë qenë në brendësi të tij.

Festivali i Këngës së RTSH-së çdo vit shoqërohet me polemika të mëdha, ku edhe pse populli qëndron jashtë, sërish nuk duhet të harrojmë se është një kompeticion i ngritur mbi shpenzime qe mbulohen nga taksat e qytetareve.

Të ngjashme