Eni Xhixho NJË nga 25 parukierët e rinj më influencues në botë

4 muaj më parë

“Gjithmone kam dashur të jem pjesë e së bukurës dhe rrugës kuptova se ndihem I përmbushur kur mirënjohja dhe vlerësimi maksimal më vjen nga personazhet publik por edhe nga vajzat e gratë e thjeshta të këtij vendi, të cilat kanë një bukuri mahnitëse.
Ndaj ia kushtoj ditën time atyre dhe me sa duket…nuk e paskam pasur gabim.”

Kështu u përgjigj Eni kur e pyetëm për këtë arritje FANTASTIKE të tij.
Është vlerësuar nga Schwarzkopf Professional si parukieri, puna e të cilit njeh ndikimin dhe impaktin pozitiv në industrinë e flokut dhe më gjerë.

Në datat 25 dhe 26 Tetor, Eni hap një epokë të re jo vetëm për vete, por për të gjithë parukierët Shqiptarë.
Ai do të performojë LIVE nga Hamburg, shtëpia e madhe e Schwarzkopf Professional,duke përfaqësuar Shqipërinë dhe bashkë me të çdo parukier shqiptar që mundohet të kujdeset e kurojë “bukurinë e njerëzve” të këtij vendi.

“Do të jetë një rrugëtim fantastik.
Jam shumë i emocionuar. Është një vlerësim profesional i një niveli të lartë, për të cilin kam punuar me shumë përkushtim për ta arritur.
Por asgjë e bukur në jetë nuk vjen lehtë dhe asgjë “e madhe” nuk arrihet pa pasur ndihmë e mbështetje.
Vetëm nuk do ia kisha dalë”- thotë ai ndërsa sytë i shkëlqejnë dhe i kthen ato nga stafi i tij që është në “frontin” e punës.

E nëse do të donte të falenderonte sot dikë…lista është e gjatë.
“Klientët për besimin, stafin për përkushtimin e performancën, partneritetit fantastik me Schwarzkopf Professional Albania.
Faleminderit kujtdo që beson e vlerëson atë që bëj. Nuk do ju zhgënjej kurrë.”

Ne do e ndjekim Eni Xhixho-n jo vetëm në fillimin e këtij rrugëtimi por në çdo arritje të tij, sepse ne krenohemi me më të mirët dhe Eni është një prej tyre.
LIVE nga Hamburg 25 dhe 26 Tetor 2022.

https://instagram.com/eni.xhixho?igshid=YmMyMTA2M2Y=

https://instagram.com/schwarzkopfpro?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Të ngjashme