Kryefjala Logo

Ende e pakënaqur nga DWTS, Juliana Nuraj zbulon emrin e fitueses

2 muaj më parë

Juliana Nura, e eleminuar gati 2 javë më parë nga “DWTS”, vazhdon ende të shprehë pakënaqësinë e saj në lidhje me largimin nga programi.

E ftuar së fundmi në “Natën me Aulonën”, ndër të tjera Juliana tha se juria e emisionit të njohur (e përbërë nga Iliri Shaqiri, Lori Balaj, Valbona Selimllari dhe Olta Gixhari”, i voton konkurrentët me miqësi, ndërsa secili prej tyre ka të preferuarit e vet dhe vendimi që ajo të mos vazhdonte, ishte pikërisht i pjesëtarëve të jurisë.

“Fundja, është një show dhe i ka përfitimet dhe njerëzit e vet. Unë mendoj se juria ka vendosur, që të mos shkoja më përpara, sepse i ka të preferuarit e saj dhe janë ndikuar prej gjërave të tjera, të cilat juria i di”.- tha Nura, e cila përsëritit edhe “akuzat” e një jave më parë nga “Pardon My French”, për Ilir Shaiqirin, ku tha se ka përdorur terma seksuale ndaj saj dhe disa komente “pa lidhje”.

Më tej, Juliana nuk nguroi të thoshte as emrin e dikujt që në spektakël nuk duhet të jetë, po flasim për Arnita Beqirajn, e cila sipas Nuras e ka dëshmiar se nuk di të kërcejë. Ndërsa nga ana tjetër, tha se fituesja do të jetë Fifi, për shkak të historisë që ka me Top Channel.

Të ngjashme