Showbiz
Enca ju uron mirëmëngjes me këtë puthje në buzë me të “dashurën”
26 Maj, 2022 | 9:57 am

Dubai njihet për jetën e cmendur dhe frenetike të natës, gjë të cilën po e shijon më së miri edhe këngëtarja, Enca Haxhia. Prej ditësh Enca ndodhet në destinacionin e preferuar të VIP-ave shqiptarë ku duket se po bën shumë qejf.
Jo më larg se disa orë më parë këngëtarja ka postuar një video duke u puthur në buzë një vajzë të cilën e quan si të “dashurën” e saj. “E dashura ime është më e bukur se e juaja”, shkruan Enca në Instagram.
Po ti hedhësh një sy profilit të shoqes së Encës ajo është aziatike, nuk ka më shumë se 20 mijë ndjekës në Instagram dhe pasioni i saj është palestra. Shumë nga fotot e saj janë në Dubai kështu që miqësia e vajzave mund të ketë lindur pikërisht në këtë destinacion.
Rroftë Dubai!