Enca e refuzoi për filmin e tij, Bes Kallaku flet për herë të parë!

3 javë më parë

Një tjetër natë e mbushur me plot të papritura, sfida por edhe shumë të qeshura ka qenë kjo e dielë në emisionin “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcën. Sigurisht tashmë është kthyer në traditë që çdo episode të mbyllet me pyetje të forta jo vetëm për të ftuarit por edhe për kapitenët.

Këtë herë është përzgjedhur që pjesëmarrësit duhet ti përgjigjen pyetjeve ose duhet të bëhen pis me torta. Ndonse kapitenit të Luanve të Kuq, Bes Kallakut I është bërë një pyetje, për të cilën nuk ka ngurruar të përgjigjet. Pas publikimit të filmit Falco Bes Kallaku,I ftuar në “Shiko Kush Luan” ka bërë një koment aspak të këndshëm për Encën, e cila ja ka pasuar e ftuar sërish në “Shiko Kush Luan” duke treguar se ka refuzuar ftesën e tij për në film, pasi kishte pranuar ftesën e Ermal Mamaqit dhe asokohe është shprehur se nuk do të bashkëpunonte kurrë me Bes Kallakun.

Nisur nga kjo histori, Besi është pyetur si qendron marrëdhënia e tyre dhe nëse do ta ftonte sërish për një bashkëpunim nëse do të bënte sërish një film. Besi ka treguar se me Encën nuk ka patur asnjë komunikim që prej asaj kohe, ndonse është I hapur për bashkëpunime me çdo personazh shqiptar dhe madje do e ftonte edhe Encën sërish.

Të ngjashme