Emri me të cilin vajza ka pagëzuar Zaiminën është shumë interesant

4 javë më parë

Zaimina Vasjari ka qenë një nga vajzat që rrëmbeu menjëherë vëmendjen mediatike, jo vetëm për bukurinë e saj por edhe për veçantinë e emrit të saj.

Por interesant është edhe emri që vajza e saj Chloe e thërret mami Zaiminën. Ajo prej tre vitesh e thërret me emrin Zemina, emër që nuk na kishte shkuar kurrë në mendje.

Zai u shpall Miss Shqipëria në moshën 16 vjeçare dhe më pas e vijoi karrierën si këngëtare duke publikuar projekte të veçanta muzikore.

Por prej disa vitesh ajo është shkëputur nga karriera si këngëtare dhe i është përkushtuar më së shumti familjes dhe profesionit si arkitekte. Madje edhe postimet e fundit në Instagram janë më shumë nga jeta e saj e përditshme.

 

Të ngjashme