Kryefjala Logo

Emina Cunmulaj na bën krenarë. Arsyen e mësoni këtu…

5 muaj më parë

Emina Cunmulaj do jetë pjesë e jurisë së eventit të rëndësishëm të bukurisë “Miss USA 2023″. Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e kompeticionit në Instagram. Organizatorët shprehen me superlativa për modelen shqiptare. Krah saj do jenë edhe emra si Patrick Starrr, Nicole Miller apo Vivica A. Fox.

Që nga viti 2019, Emina ka qenë një figurë e spikatur në Harvard dhe në Universitetin e Miçiganit, duke dhënë leksione për filantropinë. Ajo themeloi fondacionin ‘Emina’s Hand Foundation’, shërben si COO dhe anëtare e bordit në Fondacionin ‘Fundjavë Ndryshe’, mbështet edukimin përmes fondacionit ‘Nazarian Family Foundation’, mban një vend në bord në ‘Baptist Health Foundation’, duke promovuar me pasion filantropinë dhe mirëqenien e komunitetit.”-thuhet në postim.

Të ngjashme