Kryefjala Logo

Elvis Naçi: Video që tregon pasionin e tij të fshehtë

25 Shtator, 2022 | 6:43 pm

Elvis Naçi njihet si hoxhë dhe themelues i një organizate bamirësie ndaj njerëzve në nevojë.
Ai publikon raste varfërie ekstreme ose sëmundje në rrjetet e tij sociale(shumë të ndjekura) dhe fton të gjithë shqiptarët të ndihmojnë sipas mundësive.

Bashkë me këngëtarin Sidrit Bejleri zhvilluan edhe një emision ku javë pas jave sillnin histori të ndryshme ku falë bamirësisë,shumë familje rigjetën shpresën.

Mes njerëzve që e duan dhe e admirojnë Elvis Naçin dhe atyre që nuk besojnë në ndershmërinë e tij,fakt është që hoxha Elvis Naçi ka ndihmuar dhe ndihmon ende njerëz që nuk kanë asnjë mundësi.
Kujtojmë se në kohën e tërmetit,Elvis Naçi mblodhi një shumë marramendëse parash duke treguar se njerëzit kanë më shumë besim tek ai se sa tek qeveria që i drejton.

Përveç dashurisë dhe përkushtimit ndaj familjes,xhamisë dhe bamirësisë, Elvis Naçi ka një tjetër pasion që është futbolli.
Mesa duket në kohën e tij të lirë,atij i pëlqen të luajë.
Për ata që nuk e dinë,Elvis Naçi ka qënë futbollist para se të bëhej hoxhë.
Ai ka luajtur futboll profesionist për moshat dhe më pas është nisur drejt Arabisë.
Edhe pse tani i dedikohet diçkaje krejt ndryshe,pasioni nuk është shuar ende.

Të ngjashme