Showbiz
Elvana Gjata flet njëherë e mirë për festivalin dhe planet që ka me Dhurata Dorën
8 Tetor, 2022 | 3:34 pm
Elvana Gjata u përfol që do të merrte pjesë në festivalin e Rtsh-së dhe se këtë herë do të vinte duet me Dhurata Dorën. Por jo për të gjithë fansat e tyre ky është një lajm i rremë, pasi Elvana vetëm pak orë më parë ka reaguar nëpërmjet faqes së saj në Instagram se nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Rtsh.
Ndërkohë që planet dhe koncertet me Dhurata Dorën janë ende të hapura, pasi dy këngëtaret e njohura i kanë patur të shumta datat e tyre koncertore. Dhe mesa duket ato janë më të rëndësishme se sa një pjesëmarrje në festival.
Në ndryshim nga Dhurata që nuk është një këngëtare festivalesh, Elvana i ka provuar ethet e koncerteve dhe është shpallur fituese e cmimeve të para, të dyta madje dhe të tretave. Pra që në fillimet e karrierës së saj ka qenë gjithnjë në top treshe.