Showbiz
Elsa Lila reagon për herë të parë pas Festivalit të Këngës
29 Dhjetor, 2023 | 4:21 pm
Gjatë Festivalit të Këngës, aludohej se këngëtarja Elsa Lila, e cila vitin e kaluar mori çmimin e dytë, do të ishte këtë vit fituese e çmimit të parë por, nuk ndodhi kështu, aq më tepër që kënga e saj u kritikua shumë nga publiku dhe ekspertet.
Ndonse pas festivalit Elsa ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram.
“Faleminderit të gjithëve për dashurinë, mbështetjen dhe dëshirën për të dëgjuar muzikë të mirë! Kaluam së bashku një tjetër aventurë muzikore plot e përplot me emocione dhe të papritura! Por të papriturat, kur ke miq e dashamirës pranë, e bëjnë më të bukur udhëtimin, cilido qoftë ai! Duke ju uruar një vit plot dritë, ju përqafoj një e nga një e ju falënderoj çdo sekondë! Ju dua, Elsa”.- shkroi ajo.