Kryefjala Logo

Elsa Lila kujton momentin e arrestimit. “Ngjarja më e rëndë që më ka ndodhur në jetë”

26 Tetor, 2023 | 10:20 am

Arrestimi i saj nga shteti italian, pasi dyshohej si pjesë e një grupi të trafikut të drogës, ishte ngjarja më e rëndë që i kishte ndodhur në jetë. Kështu është shprehur Elsa Lila në një intervistë për “Opinion” mbrëmjen e kaluar.

“Ishte ngjarja më e rëndë që më ka ndodhur në jetën time dhe nuk ia uroj askujt. Ja që ndodhka të jesh i pafajshëm dhe të përfundosh në një histori absurde. Kush më njeh nga afër e di shumë mirë sesi jetoj. I njheh shumë mirë principet e mia, vlerat e mia. Ishte thjesht një absurditet.”- ka thënë ajo.

Elsa u rrëfye gjithashtu për koncertin recital që do të mbajë në Tiranë, si dhe për faktin që do ta ndajë skenën edhe me Pirro Çakon, për të sjellë ndër të tjera hitin e tyre “Diferenca je ti”.

“Në recital do të jenë instumentistët më të mirë italianë të muzikës, janë 7 elementë të bandës, çdo gjë do të jetë live dhe jam shumë e lumtur që do të kem mundësinë të punoj me këta instumentistë që janë shumë fantastikë, çdo gjë e japin prej vetes. Nuk mund të mos këndoja “Diferenca je ti” dhe Pirro u tregua shumë xhentil dhe pranoi ftesën time dhe do të jetë i pranishëm. Pas vitit 2007 do të këndojmë së bashku “Diferenca je ti”.

Të ngjashme