Showbiz
Elsa Lila i rrëfehet Edi Ramës: Më mbajtën dy muaj në qeli!
11 Nëntor, 2023 | 11:26 am
Këngëtarja Elsa Lila ka qenë në podcastin me kryeministrin Edi Rama, e cila ka folur gjatë për jetën dhe profesionin e saj. Ajo ka përmendur edhe arrestimin për shpërndarje të lëndëve narkotike, e cila shprehet se ka qenë shumë e padrejtë.
Elsa rrëfen se ka qenë në burg për dy muaj, periudhë ku ka përjetuar shumë emocione të forta. Ajo tregon se për dy javë ka qenë e izoluar vetëm në një dhomë pa drita, ku nuk e kishte as sensin e kohës dhe se ditët ishin shumë të gjata, saqë nuk mbaronin kurrë.
Kryeministri Edi Rama: Po sa kohë ndenje në qeli në atë kohë?
Elsa Lila: Kam ndenjur 2 muaj, nga këta 2 javë në izolim. Izolim do të thotë izolim, do të thotë një dhomë pa dritare, pa asgjë. Ditët janë shumë të gjata, nuk mbarojnë kurrë.