Showbiz
Elsa Lila i përgjigjet për herë të parë Valentin Veizit: Kush duron fiton!
11 muaj më parë

Pas një ankesës që kompozitori Valentin Veizi bëri në lidhje me këngën “Pyes Lotin”, kjo e fundit u fshi nga faqja zyrtare në YouTube e “Festivalit të Këngës.”
Mirëpo “kush duron fiton!”. Është pikërisht kjo përgjigjia që Elsa Lila i ka kthyer Valentin Veizit, duke lajmëruar gjithashtu fansat e saj se “Pyes Lotin” e kënduar nga ajo dhe Capital T, është rikthyer sërish në YouTube.
Elsa Lila u shpall gjithashtu fituese e çmimit të parë të festivalit të Rtsh, duke rrëmbyer kështu trofeun e tretë të çmimeve të para. Ndërsa në Eurovizion Shqipërinë do ta përfaqësojë, Albina Kelmendi sëbashku me familjen e saj.