Showbiz
Elisa Spiropali ta gëzojë postin dhe hundën e re. Sa kushton ndërhyrja estetike e kryetares së re të parlamentit shqiptar?
30 Korrik, 2024 | 9:48 pm
Ditën e sotme, Elisa Spiropali ka filluar detyrën e re, si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Por ky pozicion i ri në detyrë duket seka ardhur me ndryshime edhe në pamjen e saj.
Mos ndoshta Elisa Spiropali ka bërë ndërhyrje kirurgjikale në hundë? Nga krahasimi i fotos që ajo ka publikuar në Kuvend krahasuar me fotot e mëparshme të postuara nga ajo apo nga mediat, duket qartë se Elisa ka realizuar metodën kirurgjikale invasive të brendshme, e cila nga konsultat në rrjet nëpër listë çmimet e klinikave të ndryshme rezulton të jetë më e shtrenjtë pasi nuk le shenjë dhe kushton nga 5 mijë deri në 40 mijë dollarë.
Nëpërmjet metodës me kirurgji të mbyllur, duket se Spiropali ka ngushtuar flagrat, ka hequr kurrizin dhe ka ngritur majën e hundës.
Nga foto e postuara në profilin e saj dyshime lindin edhe për formën e syve të saj qe ndoshta kanë pësuar ndërhyrjen që kirurgët plastikë quajnë “sytë e dhelprës”
Elisa Spiropali duket se pikërisht në moshën 41 vjeçare ka investuar në imazh dhe ky është një fillim i ri në detyrë por edhe në pamjen e saj.