Kryefjala Logo

Elhaida Dani hap zemrën: Tregon të metat e Ajolës, Kledit, Albanit dhe Elgitit madje flet dhe për atë…

24 Tetor, 2021 | 11:09 am

Elhaida Dani këngëtarja e njohur shqiptare, e cila karrierën e saj e ka ndërtuar vitet e fundit edhe jashtë vendit ka qenë e ftuara e parë në “Jonida’s Room”…

Ajo i është përgjigjur disa pyetjeve ngacmuese dhe që kishin të bënin me bashkëpunëtorët e saj të EP-së, “Zanin” por nuk ka mohuar gjithashtu se zemra e saj rreh për dikë momentalisht.

“Do ta nis nga ai që më ka stresuar më shumë në studio dhe të gjithë e dinë që është Kledi Bahiti, i cili sa herë hyja në studio më tallte dhe ka ndodhur dy herë që u mërzita keq me të dhe ika fare. Elgiti është shumë punëtor i vetmi në studio që e mbante situatën serioze, Albanin në fillim e kisha frikë se dukej sikur do më gjykonte por zbulova që është një zemër e ngrohtë shumë, ndërsa Ajola të përgjigjet me shumë vonesë në telefon ama kur përgjigjet kemi bërë punë të mrekullueshme”, ka thënë Elhaida.

E pyetur nëse ka ndonjë partner në jetën e saj dhe nëse mund të na tregonte emrin e tij, “ ajo tha se zgjodhi të tregonte të gjitha të metat e bashkëpunëtorëve të saj vetëm që mos të na tregonte emrin e partnerit…

Pra në jetën e saj është dikush por këngëtarja do ta ndajë me publikun atëherë kur ajo të ndihet gati.

Të ngjashme