Kryefjala Logo

Elhaida Dani fshin të gjitha postimet nga Instagrami, çfarë ka ndodhur me të?

9 Shtator, 2021 | 2:18 pm

Elhaida Dani ka disa kohë që është rikthyer në kryeqytetin e Shqipërisë. Ajo vjen pas një suksesi në Itali me muzikalin “Notre Dame de Paris” ku luajti dhe rolin e Esmeraldës. Gjatë këtij rikthimi ajo shpesh ka paralajmëruar për projekte të reja.

Prej ditësh fituesja e “The Voice Italy”, ka fshirë të gjitha postimet në Instagramin e saj duke lënë vetëm një foto me mbishkrim në anglisht “Më e mira ende ska ardhur”. Ky veprim ka lënë në “mjegull” fansat e këngëtares duke pritur që premtimet e saj të realizohen duke u shfaqur në shtator me të rejat e saj.

Këngëtarja do të jetë në pjesën hapëse të koncertit të Ermal Metës në 17 shtator që do të mbahet në stadiumin “Air Albania”

 

Të ngjashme