Kryefjala Logo

(Ekskluzive) Alban Musa kthehet në Top-Channel (dhe “Në shtëpinë tonë”)

5 Qershor, 2023 | 12:27 pm

Moderatorin e mirënjohur të programeve të paradites, Alban Musa nga shtatori nuk do ta shohim me ne Televizionin ABC. Kryefjala.com ka mësuar se sezonin e ardhshëm Musa do të shfaqet në ekranin e Top-Channel.

Ky televizion ka vendosur të rikthejë programin e paradites “Në shtepinë tonë”, i cili u ndërpre për një periudhë kohe. Megjithatë këtë herë moderatorit dhe aktorit Alban Musa i është besuar jo vetëm moderimi por edhe autorësia e këtij formati.
Alban Musa i cili është një nder figurat më të dashura dhe familjare në ekranet shqiptare, ka qenë prezantuesi i parë i këtij programi bashkë me Anjeza Majën vitin 2016 dhe rikthimi pas gati 7 vitesh në programin që e startoi vet, ngjan me një rikthim në shtëpi.

Suksese Alban!

Të ngjashme