Kryefjala Logo

Eja mblidhuni këtu, këtu! Kemi të reja nga Big Brother Vip Kosova…

19 Shtator, 2022 | 10:33 am

Disa ditë më parë u zbuluan për publikun dy prezantuesit e Big Brother Vip Kosova, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Programi pritet të nisë në tetor (se kemi ende një datë fikse) dhe opinionist do të jetë gazetari i njohur, Olti Curri.

Ndërkaq Liberta Spahiu vjen në rolin drejtoreshës së kastit dhe ka zbuluar të tjera informacione në lidhje me formatin që do të zhvillohet për herë të parë në Kosovë. E pyetur për emra konkretë, moderatoja refuzoi të zbulonte emra por tha se bëhet fjalë për emra të mëdhenj të showbizit shqiptarë…

“Kasti është i shumëllojshëm. Ka fytyra publike të ndryshme, fillimisht kanë me u fut 14 personazhe në fazën e parë dhe pastaj kanë me qenë një numër tjetër i konsiderueshëm i personazheve që kanë për të hyrë në varësi kush eliminohet në vazhdim”, ka treguar moderatorja e njohur. 

Sipas saj, do të jenë 20-22 personazhe që do të futen në shtëpi. “Ka emra “big” dhe mua akoma pa ja nisur po më pëlqen shumë,” tregoi Liberta.

Të ngjashme