Kryefjala Logo

Einxhel thyen rregullat sapo behet pjese e Big Brother, ja cfare i tregoi Fifit

27 Tetor, 2021 | 9:15 pm

Einxhel Shkira, banorja më e re e Big Brother VIP, sapo ka hyrë në shtëpi ka thyer rregullat e vëllait të madh. Einxhel në një bisedë me këngëtaren Filloreta Raçi, i ka treguar asaj se si është parë dhe komentuar banorja nga jashtë lidhur me ngjarjet e fundit. Menjëherë pas spektaklit, në një bisedë në oborrin e shtëpisë, Einxhel i ka treguar Filloretës se ajo është komentuar negativisht nga publiku duke e këshilluar më tej se duhet të bëjë kujdes.

“Njerëzve jashtë mund t’u duket e habitshme që ne mund të kemi disa reagime të çuditshme, por nuk e kuptijnë se kjo vjen e gjitha prej trysnisë që kemi çdo ditë. Ne çdo ditë kritikohemi, shahemi, urrehemi pa arsye spse puna jonë ka të bëjë me ekranin. Nëse gabon një njeri i zakonshëm, për shembull një farmacistë, askush nuk do ta dijë, s’do e gjykojë e gjithë Shqipëria, kur Fifi gabon, ajo do ngelet përgjithmonë, do i sulen të gjithë, do e shajnë, do të bëjnë komente negative.”– i tha Einxhel, nërkohë që Fifi pohoi se e kishte kuptuar.

Të ngjashme