Showbiz
Einxhel sapo i hodhi një “thumb” Donaldit
16 Qershor, 2022 | 4:26 pm

Einxhel Shkira ka qëndruar larg mediave këtë periudhë. Moderatorja po shijon lidhjen e saj të dashurisë me Dj Dagz dhe po punon për programin e ri që pritet të nisë në Top-Channel.
Por sot Einxhel duket se ka hedhur disa thumba që duket qartazi që po i adresohen ish-bashkëpunëtorit të saj, Donald Veshaj. Moderatorja ka shkruar një status në Instagram ku shkruan:
”Sa më pëlqejnë ato moderatoret që në 12917 puntata flasin vetëm për vete. Ky është stili i moderimit ‘a doni më për Belulin’.”
Ky reagim i Einxhelit vjen pasi Donaldi zbuloi se një nga skeçet e fundit të programit e ka realizuar në studion e ‘Përputhen’. Jo vetëm kaq por partnerja e tij Bora Zemani nuk ka munguar në pyetje, deklarata nga dita e parë e deri tek kjo e kësaj të premteje…