Kryefjala Logo

Einxhel dhe Dagz zbulojnë për herë të parë portretin e Trev

24 Dhjetor, 2023 | 12:58 pm

Einxhel dhe Dagz kanë publikuar këngën “Dhuratë”, ku është hera e parë që shohim Dagz duke kënduar, ndërsa videoklipi këngës është shumë specieal, me Dagz dhe Eixhel që jo vetëm shfaqen në momente të mbushura plot me dashuri, por zbulojnë për të parë herë edhe portretin e Trev.

Në postimin në Instagram, ku flet edhe për këngën dhe realizimin e saj, Einxhel shkruan:

“Prej një viti ky projekt fle në ëndrrat tona dhe më në fund u bë realitet. Kemi menduar shumë se cila mund të ishte dhurata e duhur për 1 vjetorin e Trev, e ndërkohë dhe mënyra për ta gëzuar të gjithë së bashku këtë lumturi tonën, ndaj vendosëm ta përjetësonim në këtë këngë festash! Sigurisht kishte ardhur dhe momentin që dhuratën tonë më të çmuar ta ndanim dhe me ju, kryesorin që na frymëzoi për këtë këngë, Trev. E krijuar me shumë dashuri e përkushtim nga ne të dy dhe nje ekip i mrekullueshëm, që të vijë në shtëpinë tuaj këtë prag festash, si DHURATË për këdo që ju do zemra juve!! Prej nesh për Ju, festofshin zemrat tuaja çdo ditë plot gëzim e dashuri.”

Të ngjashme