Kryefjala Logo

Egli flet për ndarjen me Olsin: Më mungon por njerëzit nuk mbahen me zor!

17 Shtator, 2023 | 7:52 pm

Egli Tako ka qenë ditën e sotme e ftuar në “E diell” në rubrikën “Mos i bjer me Top” ku ka folur për herë të parë për ndarjen nga Olsi Bylyku.

“Ka qenë një periudhë ndryshe. Kam njohur veten time. Jam falenderuese që ndodhi si moment sepse nuk do e kisha njohur këtë anë timen nëse nuk do kisha qenë vetëm. Ka pasur momente të caktuara që ndihet mungesa sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar edhe e gjatë. Ka momente që ndjen edhe mall bashkë me atë lëmshin e ndjesive të tjera. Por, jam ok, jam shumë mirë. Jam shumë mirënjohëse. Ai është arsyeja pse sot jam e ftuar këtu. Jam mirënjohëse për çdo fragment të bukur dhe sakrificë që ka bërë në marrëdhënien tonë për aq sa zgjati. Njerëzit dhe gjërat nuk mbahen me zor.”-tha ajo.

Të ngjashme