Kryefjala Logo

Egla këshillon Gabrielen për Sarën: Me mend në kokë!

20 Janar, 2024 | 1:46 pm

Sara dhe Gabriele kanë qenë dy banorë të tjerë tepër të komentuar të shtëpisë së ‘ BBV3’. Kjo pasi Gabriele bëri një hap drejt Sarës dhe i shprehu pëlqimin që ka ndaj saj.

Mirëpo Sara në asnjë moment nuk i ka marrë seriozisht fjalët e tij, kjo pasi Gabriele është një prej banorëve më të heshtur të shtëpisë dhe asnjëherë nuk është përfshirë në biseda për të treguar më shumë rreth vetes.

Mirëpo gjatë një bisede të zhvilluar ditën e sotme me Eglën dhe Visin ka treguar përsëri se ka pëlqim ndaj Sarës, dhe Egla i kthehet duke i thënë: ‘Me mend në kokë!’

Se çfarë do të ndodhi mes çiftit, a do të ketë një kimi ndaj tyre mbetet për t’u parë.

Të ngjashme