Efi është kategorike: Luizit s’dua t’ja shoh fytyrën jashtë!

5 muaj më parë

Pra nëse do të kemi një dasmë mes Luizit dhe Kiarës, harrojeni që Efi të jetë e ftuar. Sot ajo është shprehur se banorit të këtij formati nuk do ti shohë më as sytë kur të dalë nga shtëpia e Big Brother. “Ky njeri nuk do të jetë më kurrë pjesë e jetës sime”, ka thënë Efi.

Të njëjtën gjë ka thënë edhe Luizi i cili tha se i beson lotëve të Kiarës dhe se Efi ka dashur me mish e me shpirt finalen dhe ja arriti asaj dite. “Unë kam luajtur fort në këtë Big Brother, askujt prej banorëve si kam bërë mallkime, siç po më bën Efi mua”, është shprehur Luizi.

Megjithatë historia e Big Brother ka treguar se edhe ata që kanë qenë armiqtë më të mëdhenj sot janë bërë miq. Shembulli konkret është Donaldi me Ilirin.

 

Të ngjashme